Shoqata për Zhvillim Lokal Rural është themeluar në vitin 2006 nga një grup i të rinjve të cilët synojnë zhvillimin e shoqërisë civile në mjediset rurale.
Misioni
Mbështetja e iniciativave civile (formale dhe joformale) dhe sektorit publik në mobilizimin e burimeve për zhvillim rural të komunitetit dhe fuqizimi i grupeve të margjinalizuara, të cenueshme dhe të papërfshira në shoqëri.
Organizata realizon qëllimet dhe detyrat në vijim:
-Mbështetja e zhvillimit të shërbimeve sociale, mbështetja e zhvillimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave civile të grupeve të margjinalizuara;
-Mbështetja e zhvillimit të kapaciteteve të inicijativave civile (formale dhe joformale);
-Mbështetja e zhvillimit të modeleve institucionale dhe të qëndrueshme të pjesëmarrjes civile në politikat publike.